Shkollat në 10 qytetet dhe provincat në të gjithë Turqinë do të mbyllen për një javë pas tërmetit që goditi sot vendin, tha zëvendëspresidenti Fuat Oktay.

Qytetet dhe provincat janë: Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Osmaniye, Adıyaman, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Diyarbakır, Kilis.

Oktay tha gjithashtu se fluturimet drejt dhe nga aeroporti në provincën Hatay janë pezulluar, ndërsa aeroportet në Maraş dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile, shkruan BBC.

Të paktën 284 njerëz kanë vdekur dhe 2,323 të tjerë janë lënduar në 10 provinca pas një tërmeti të fortë që ka goditur sot në mëngjes Turqinë jugore. Zëvendëspresidenti Fuat Oktay ka bërë të ditur se 1710 ndërtesa janë shembur si pasojë e tërmetit. /TV Malisheva

Share.