Malishevë, 6 shkurt

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës(IKSHPK), në Komunën e Malishevës, nuk ka asnjë rast aktiv me Cvoid-19. Kjo është konfirmuar sot nga ana e IKSHPK, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19. Personi i fundit që ka qenë aktiv, nga sot është shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4269 raste, prej tyre 4182 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 87 dhe nuk ka asnjë rast aktiv. 

/TV Malisheva 

Share.