Numri i të vdekurve nga tërmeti i parë është rritur në 1 mijë e 121 në Turqi, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri në më shumë se 1900, pasi shifrat e fundit nga Siria kanë vlerësuar se 783 persona janë konfirmuar të vdekur.
Numri i viktimave mund të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit.
Nuk raportohet nëse ka të vdekur nga tërmeti i dytë që ka ndodhur sot.
Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës.
/TV Malisheva