Me nderime të larta shtetërore është pritur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga homologu i saj presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi.

Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Presidentja Osmani po qëndron në Mal të Zi me ftesë të Presidentit Milo Gjukanoviq, ku do të zhvilloj vizitë zyrtare më 7 dhe 8 shkurt.

Pas takimeve me delegacionet, presidenti Gjukanoviq dhe presidentja Osmani, do të do të flasin për media.

Në të njëjtën ditë, Presidenti i Malit të Zi dhe Presidentja e Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në panelin presidencial “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi, raporton RTKlive.

“Në vazhdim të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të shtrojë një darkë zyrtare në Podgoricë për nder të mysafirës, ku do të marrin pjesë liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi”, njofton Zyra e Presidencës së Malit të Zi.

Në ditën e dytë të vizitës, Presidentja e Republikës së Kosovës do të vizitojë komunën e Tuzit dhe Ulqinit.

/TV Malisheva

Share.