Në kuadër të hartimit të draftit të statutit të Komunës së Malishevës, apo plotësim ndryshimi i statutit, sot është mbajtur një punëtori me drejtorët e drejtorive komunale, zyrën ligjore dhe zyrën e menaxherit të personelit në Komunën e Malishevës. Kjo punëtori është drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Drafti me plotësimin dhe ndryshimet në statutin e Komunës, së shpejti pritet të jetë i finalizuar, e që më pas do ti nënshtrohet procedurave ligjore, para se të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës.
Në këtë punëtori, drejtoritë, zyra ligjore dhe zyra e menaxherit të personelit, do të japin propozimet e tyre, në fushat e caktuara, për plotësimet dhe ndryshimet nevojshme, para se drafti ti nënshtrohet procesit të diskutimit publik dhe më pas miratimit në Kuvendin e Komunës së Malishevës.
Kryetari Kastrati, i ka falënderuar komisionin për punën që kanë bërë për plotësimin dhe ndryshimin e statutit të Komunës së Malishevës, si akti më lartë juridik i komunës.
/TV Malisheva

Share.