Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontratën për rreth 1 milion euro tjera për urbanizimin edhe më tej të Malishevës.
“Sot kam nënshkruar katër marrëveshje në vlerë rreth 1 milion euro, për investime kapitale në katër institucione publike komunale, që do të realizohen gjatë viti 2023, një investim ky i Komunës së Malishevës në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Objektet në të cilat do të investohet janë Palestra e Sporteve “Habib Zogaj” dhe tri shkolla; “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ‘“Lasgush Poradeci” në Kijevë dhe “Labinot Krasniqi” në Mirushë”, shkruan Krastrati.
“E falënderova drejtorin e FKEE, z. Ahmet Ismaili për bashkëpunimin dhe i shpreha përkushtimin tonë në funksion të implementimit të projekteve për të cilat sot edhe nënshkruam së bashku këto marrëveshje”, ka shkruar kryetari Ekrem Kastrati.