Fadil Nura Kryetari i Komunës Skenderaj përmes një postimit në rrjetin social Facebook, falenderon njerëzit, bizneset, kompanitë, fondacionet që kontribuan në Fondin Emergjent të vërshimeve, po ashtu ai tregon edhe totalin e përgjithshëm të deponimeve financiare.
“ Një tjetër falënderim të madh për pjesën tjetër të njerëzve vullnetmirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe të tjerët që vazhduan të kontribuojnë financiarisht në Fondin Emergjent të Vërshimeve, për t’u dalë ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet!Publikimi i pjesës së dytë të mjeteve financiare të deponuara në llogarinë zyrtare të fondit, nga dy burimet; brenda dhe jashtë Kosovës, nga data 27 janar deri me 7 shkurt.Totali i përgjithshëm deri më tani është:302,559.71 EUROFALEMINDERIT NGA SKENDERAJ“, thotë ai.
/TV Malisheva