Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili e ka quajtur si ping-pong ligjor nismën e Ministrisë së Financave për faljen e borxhit të tatimit në vlerë 100 euro.

Sipas deputetes së LDK-së e gjithë kjo po bëhet që të amnistohen gabimet ligjore të Ministrisë së Financave.

“Ministria e Financave thotë që do ta sjell në Kuvend amandamentin që i lejon Komunat të falin borxhin e tatimit në pronë në vlerë prej 100 Euro, ndërkaq me iniciativë të LVV, në Komunën e Prizrenit qenka votuar mocioni për faljen prej 100 Eurosh që më pas i shkoi Qeverisë si rekomandim”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

“𝐏𝐢𝐧𝐠 𝐩𝐨𝐧𝐠𝐮 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫!

Dikur, votonim ligje që ti zbatonim më PAS si kudo në vendet e zhvilluara demokratike.

Tani, po kërkojmë të zbatojmë ligje inekzistente me parashikim të votimit të tyre në të ardhmen.

Ministria e Financave thotë që do ta sjell në Kuvend amandamentin që i lejon Komunat të falin borxhin e tatimit në pronë në vlerë prej 100 Euro, ndërkaq me iniciativë të LVV, në Komunën e Prizrenit qenka votuar mocioni për faljen prej 100 Eurosh që më pas i shkoi Qeverisë si rekomandim.

Ajo që paskan thënë, qenka: Po duam t’i kërkojmë Ministrit të inicoj ndryshimin ligjor që na lejon si Komunë faljen e borxhit përmes ndryshimeve ligjore. POR.. Ministri e ka tanimë mundësinë ekzistuese ligjore që vet ta bëj këtë! Ai ka pasur mundësi ligjore që zbatimin e këtij ligji ta shtyej për vitin 2024, në përputhje me Nenin 18, paragrafi 1 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Pse nuk ia kërkuat atë që mund të bëhet menjëherë, nëse qenka aq e rëndësishme?

Tash, si shkon puna? Do të prisni derisa të hyj në fuqi ligji në të ardhmen dhe më pas të filloni zbatimin e mocioneve të së kaluarës, apo keni autorizime të gjithëpushtetshme që iu lejon të zbatoni në praktikë ligje me “besimin” që do të hyjnë në fuqi ndonjëherë?

E gjithë kjo, pse? Që të amnistohen gabimet ligjore të Ministrisë së Financave sepse sedra e Ministrit qenka më me rëndësi se ligjshmëria e vendimeve të tij?” shkruan në reagim Kica-Xhelili.

/TV Malisheva 

Share.