Me datën 07.02.2023 Forumi nga Kosova i Aftësisë së Kufizuar mbajti debatin me temën” Bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve relevante”, nga institucionet komunale, prezent në debat ishin shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi, drejtori i Qendrës së Mirëqenies Sociale, Shqipron Berisha dhe OJQ-të e Malishevës, Handikos, OJQ e të Verbërëve dhe të Shurdhërëve.

Blerta Krasniqi, nga kabineti i kryetarit” Shprehi gatishmërinë institucionale dhe bashkërendimin për grupin e OJQ-ve për nisjen e hartimit të planit të veprimit lokal si dhe theksoi” që do ta keni mbështetjen e plotë të kapacitetev profesionale, që personave me aftësi të kufizuar t’u përmirësojmë mirëqenien sociale në të gjithë sektorët dhe të janë më të integruar në shoqëri e të mandatohen me përgjegjësi”.

Në fund nga tryeza dolën këto rekomandime: Të formohet Komiteti konsultativ për personat me aftësi të kufizuar. Në webfaqën e komunës së Malishevës të jetë një person për ”Gjuhën e Shenjave”,ku publikohen dokumentet dhe informohet komuniteti, pati edhe disa rekomandime tjera.

/TV Malisheva 

Share.