Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot shprehu mirënjohjen për Britaninë e Madhe për furnizimin me tanke në Ukrainë.
“Faleminderit shumë për këtë hap të fuqishëm mbrojtës, për ndihmën e tankeve. Faleminderit. Koalicioni i raketave me rreze të gjatë … do të na lejojë të bëjmë të keqen, të keqen të tërhiqet plotësisht nga vendi ynë…”, tha Zelensky.
Ai, gjatë vizitës në Britani të Madhe, përsëriti thirrjen e tij për aleatët perëndimorë që të dorëzojnë avionë luftarakë në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë kundër Rusisë.
“Ne kemi lirinë, na jepni krahë për ta mbrojtur atë.”, tha ai, shkruan CNN.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, sot informoi se do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas në avionë luftarakë të standardeve të NATO-s.
Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar ka qenë e para që ka njoftuar në mes të janarit se do të dërgonte 14 tanke Challenger 2 në Ukrainë.
/TV Malisheva