Në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Opera e Kosovës ka organizuar dy aktivitete të ndryshme në të njëjtën ditë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Meriton Ferizi ka bërë të ditur se të enjten, 9 shkurt, do të promovohet monografia e këngëtarit operistik (Baritonit) Ramiz Kovaçi me autoret: Ramona Tullumani dhe Rajna Kovaçi.
Po të enjten do të mbahet Koncert Solemn me solistë pjesëmarrës nga të gjitha trevat Shqiptare.
Pjesëmarrës do të jenë: Zana Abazi Ramadani, Liridon A. Sadriu, Denik F. Prizreni, Ramona Tullumani, Sokol Hidersha, Besarta Murtezani, Jetmir Rexhepi, Gjylie Pelingu, Shkodran Aliu, Gentian Aliu, Fjorda Veizaj, Melos Buza.