Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sot do të vizitojë edhe tri zona të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i së hënës në Turqinë jugore, ka njoftuar transmetuesi shtetëror . 

Erdogan do të vizitojë qytetet jugore Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, të vendosura pranë kufirit me Sirinë.

Teksa ka vizituar disa zona të fatkeqësive të mërkurën, Erdogan është zotuar të ndërmarrë “çdo hap të nevojshëm” dhe të bashkojë shtetin dhe kombin në mënyrë që të mos lënë asnjë qytetar pa mbikëqyrje.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën ka arritur në 16 mijë e 35, sipas autoriteteve.

/TV Malisheva 

Share.