Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka shpalosur agjendën e realizuar gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tahiri ka veçuar disa nga mesazhet kryesore të zyrtarëve amerikën.

Postimi i plotë i Tahirit:

Në Kongresin Amerikan, në vizitën tri ditore të organizuar nga NDI dhe House Democracy Partnership, patëm shumë takime, takuam disa anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të lartë të këtij institucioni. Këto janë 10 citatet/mesazhet kryesore që dua t’i ndaj me ju:

1. Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën.

2. Kosova është fqinj i mirë, mirëpo e rrethuar në një fqinjësi të vështirë.

3. Amerikanët nuk kanë dëshirë me qenë gjithmonë në rolin e zjarrfikësve, për të menaxhuar kriza.

4. Lidershipi tregohet me shembullin tuaj. Lidershipi kërkon punë, nder, kurajë, dhe shërbim.

5. Një politikan duhet të promovojë: a. vlerat e familjes, b. Të angazhohet për edukim të të rinjve dhe c. Të respektojë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për atdheun. Ne jetojmë të lirë falë tyre.

6. Asnjë marrëdhënie nuk është e përhershme, dhe raportin e mirë s’mundesh me marrë si të mirëqenë.

7. Çka mund të jetë etike në biznes, nuk është etike në politikë.

8. Informata e marrë duhet verifikuar për të qenë legjitime.

9. Çdo rregull i shtëpisë e kërkon Kodin e Etikës.

10. Nuk mund të japësh gola, kur në ekip njëri prej lojtarëve ka dështuar të ushtrojë funksionin e vet.

/TV Malisheva

Share.