Vogëlushja u shpëtua pas 61 orësh nën gërmadha, shkaktoi të qeshura me pyetjen që u bëri ekipeve të shpëtimit në Turqi
Një vogëlushe tetë vjeçare, e cila ishte nën rrënoja pas tërmetit në Kahramanmarasit, u shpëtua pas 61 orëve nga ekipet e kërkim-shpëtimit
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në terren pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballësh të Rihterit, epiqendra e të cilit është në Elbistan dhe preku dhjetë provinca të tjera.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë Kahramankazan kryen një operacion kërkim-shpëtimi në rrënojat e banesës tetë katëshe në Kahramanmaraş.
Ekipet arritën tek vogëlushja Zubeyde, e cila ishte nën rrënoja dhe duket se nuk ishte në dijeni se ka ndodhur një fatkeqësi, raporton Telegrafi.
Pyetjes së Zubeydes, “si hyrët në shtëpi” ekipet iu përgjigjën, “u futëm nga dritarja”, e cila gjë shkaktoi të qeshura tek të gjithë pjesëtarët e kërkim-shpëtimit.
Ndryshe, autoritetet turke dhe siriane kanë raportuar se rreth 12 mijë njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime.
/TV Malisheva