Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka propozuar që të ndryshohet rendi i ditës në seancën e sotme të kuvendit.
Gashi kërkoi që në rend dite, si pikë e karakterit urgjent në rend të ditës debati në lidhje me çështjen e dialogut me Serbinë.
“Duke qenë se është java e dytë që tentojmë në kuvend të diskutojmë për këtë çështje dhe java e dytë radhazi që koha s’na del, është logjike që në bazë edhe të kërkesës së kryeministrit, ne të debatojmë”.
“Pra, për të debatuar e diskutu duhet shtuar kohën, për të shtuar kohën duhet të ndiqen procedurat, për t’u ndjekur procedurat duhet të futet si pikë e karakterit urgjent në rend të ditës, pra unë propozova që t’ia plotësojmë dëshirën kryeministrit dhe të diskutojmë për këtë çështje, si të ketë qejf kryeministri, nëse do me dyer të mbyllura, nëse do me dyer të hapura”, është shprehur Gashi.
Në lidhje me këtë, 68 deputetë morën pjesë në votim, ku 13 votuan pro dhe 55 ishin kundër, gjë që bëri që propozimi të mos kalojë.
/TV Malisheva