Për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë nga virusi Covid-19, në fshatin Ngucat të Malishevës është organizuar një aksion humanitar, ku janë ndihmuar me pako ushqimore 26 familje në nevojë, shkruan Tv Malisheva.

Ky është njoftimi i plotë nga Këshili organizativ:

Organizohet aksion humanitar në Fshatin Ngucat për familjet në nevojë
Përshkak të gjendjes së krijuar nga Covid-19 në fshatin Ngucat u ndihmuan me miell, pako ushqimore dhe higjenike 26 familje.
Vlera e pakos ishte 60€.

Falenderojmë të gjithë donatorët të cilët kontribuan dhe ndihmuan familjet në nevojë.
Zoti ua shtoftë dhe kurrë mos ju humbtë.
Aksioni do të vazhdoj të jetë i hapur.

Me respekt Këshilli organizativ
Mefail Helshani Kryetar i Fshatit Ngucat
Amrush Helshani
Arsim Shala
Valon Shala
Rinor Helshani
Fitim Shala
Edonjeta Stolliqi(lagja Stolliqi).
Ngucat, më 14.04.2020/ Tv Malisheva

Share.