Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Republikës së Kosovës ,Albin Kurti, se opozita duhet të ua thotë edhe përfaqësuesve të SHBA-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimorë, se duhet të ketë marrëveshje finale, njohje reciproke dhe asgjë më pak.
Kurti tha sot në seancë” kur ta takoni Escobarin, paramendoni që më keni mua përballë dhe ia thoni këto, me të njëjtën që po më thoni mua”.
Ndërsa, Çitaku, në Facebook ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim konsistent për dialogun.
“Kryeministri po i thotë opozitës “ Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë”Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet të përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke. Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm “Zajednica nuk kalon”., ka shkruar Çitaku.
/TV Malisheva