Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot në Parlamentin Evropian, në Bruskel, u shpreh se vendi i tij ka nevojë që në këtë vit të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan Ukrainën dhe iu qëndruan pranë gjatë luftës.
Zelensky theksoi “historinë e përbashkët evropiane” dhe e përshkroi Rusinë si “forcën më të madhe anti-evropiane të botës moderne”.
Ai tha se lufta nuk ishte vetëm për të mbrojtur Ukrainën, por mënyrën e jetesës së Evropës, duke akuzuar Rusinë se dëshiron të kthehet në “realitetet çnjerëzore” të viteve 1930 dhe 40, shkruan BBC.
/TV Malisheva