OKB: 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë prej tërmetit
Rreth 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë nga tërmeti i së hënës, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët. Duke folur nga Damasku në një konferencë për shtyp në Gjenevë, përfaqësuesja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për Sirinë, Sivanka Dhanapala, tha se vlerësimi paraprak ishte për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti që kishin nevojë për ndihmë strehimore në të gjithë Sirinë.
“Ky është një numër i madh dhe vjen te një popullsi që tashmë po vuan zhvendosje masive”, tha ai.
Dhanapala tha se agjencia e OKB-së është përqendruar në shpërndarjen e strehimoreve duke siguruar që qendrat kolektive të zhvendosur të kenë objekte të përshtatshme, si dhe tenda, çarçafë, batanije termike, dyshekë gjumi, veshje dimërore etj.
Duke folur për Sirinë veri-perëndimore, e cila kontrollohet pjesërisht nga forcat rebele, Dhanapala tha se marrja e ndihmës në atë zonë në veçanti ka qenë shumë e vështirë, raporton CNN, përcjell /TV Malisheva.