Një grua u nxor e gjallë të premten nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin juglindor turk Besni, provinca Adiyaman, pas një operacioni shpëtimi disa orësh ku përfshiheshin zjarrfikësit bullgarë dhe polakë. Gruaja kishte mbetur e bllokuar për më shumë se katër ditë, pasi një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 goditi rajonin në orët e para të 6 shkurtit.
Ekipet e shpëtimit po përpiqeshin ta shpëtonin atë që nga ora 1 e mëngjesit të natës së kaluar. Gruaja ka arritur të mbijetojë edhe pse ka kaluar rreth 100 orë nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit u kishin thëne gazetarëve më herët se këmbët e gruas ishin liruar, por krahu i saj ishte ende i bllokuar. Më në fund ajo nxjerrët më vonë pas një operacioni shpëtimi prej disa orësh. Operacioni nisi një natë më parë kur ajo u zbulua në rrënoja pasi ekipet e shpëtimit regjistruan rrahjet e zemrës me pajisjet speciale që kishin në dispozicion.
Gruaja jetonte në katin e parë të banesës me familjen e saj ndërsa anëtarët e tjerë të familjes supozohet se kanë vdekur.
Ndërkohë, zjarrfikësit bullgarë raportuan se po punohej gjithashtu për të shpëtuar një person të gjallë në një ndërtesë të shembur në vendin afër. Nuk është e qartë nëse personi është burrë apo grua por ekipet e shpëtimit vetëm dëgjuan trokitje në një pllakë betoni.
/TV Malisheva