Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës ka arritur në 28 mijë e 192.

Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 24 mijë e 617, ka thënë nënpresidenti turk, Fuat Oktay në një konferencë shtypi të shtunën.

Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara është 3 mijë e 575, duke përfshirë 2 mijë e 167 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha, shkruan CNN, përcjell TV Malisheva.

Sipas mediave shtetërore siriane, të cilat citojnë ministrinë e shëndetësisë të vendit, janë regjistruar 1 mijë e 408 vdekje shtesë në territoret e kontrolluara nga qeveria.

/TV Malisheva

Share.