Më shumë se 2 mijë njerëz janë liruar nga spitalet në qytetin turk të Stambollit pas trajtimit për lëndimet e pësuara nga tërmeti i së hënës, ka raportuar të dielën transmetuesi shtetëror turk,TRT Haber.

Mijëra të plagosur nga 10 provincat e goditura nga tërmeti në Turqinë jugore janë dërguar në Stamboll me avionë ushtarakë të Forcave të Armatosura Turke dhe avionë të ambulancës nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas TRT Haber, 2 mijë e 193 nga 3 mijë e 405 personat e dërguar në qytet janë liruar, ndërsa trajtimi vazhdon për 1 mijë e 212.

Pasi kanë hyrë në Stamboll, autoritetet kanë transferuar të plagosurit në spitalet publike, private dhe universitare në qytet, shkruan CNN.

Ndryshe, mbi 28 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri nga tërmeti.

/TV Malisheva

Share.