Zyrtarët në Turqi kanë deklaruar se 113 urdhër-arreste janë lëshuar në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që janë shembur nga tërmeti i së hënës.

Policia turke ka marrë tashmë të paktën 12 persona në paraburgim, duke përfshirë kontraktorët e ndërtimit.

Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 28 mijë, shkruan BBC.

Mijëra ndërtesa janë shembur gjatë tërmetit, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore është përkeqësuar nga dështimet njerëzore.

/TV Malisheva

Share.