Më 13 gusht 2023 bëhen 84 vjet që kur nisi Lufta e Dytë Botërore.
Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945. Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore. Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Pas Luftës së Parë Botërore e quajtur ndryshe edhe Lufta e Madhe, Konferenca e Parisit (disa e njohin edhe me emrin Traktati i Versajës) shënoi një hap të madh në negociatat e paqes. Në këtë konferencë merrnin pjesë vendet fitimtare në luftë si Anglia, Franca e të tjerë. Ndërmjet tyre edhe SHBA e përfaqësuar nga presidenti Wilson. Bisedimet vendosën kushte të rënda mbi palët humbëse. Gjermania ishte një nga vendet që u dëmtua më shumë, por Austria në të vërtetë pati humbjet më të mëdha si në njerëz, ashtu edhe në territore. Embargo që iu vendos Gjermanisë ishte me të vërtetë e rëndë. Gjermania u limitua në një ushtri defensive me 100.000 ushtarë si edhe nuk i’u lejua të prodhonte tanke, aeroplan, anije dhe nëndetëse. Kjo gjendje e rënduar dhe varfëria do të bënte më vonë të mundur hipjen në pushtet të forcave naziste në krye me Hitlerin. Megjithatë kjo konferencë nuk pati suksesin e pritur. Presidenti i SHBA-së Wilson, u dërgua mbrapsht me të gjithë revoltimin e tij. Loyd George doli në pah me idenë se SHBA nuk kishte më vend aty dhe se Evropa i përkiste evropianëve, një mendim ky që ishte shprehur më parë nga vetë amerikanët në Doktrinën e Monrosë. Dokumenti i Wilsonit, i përbërë nga 14 pika, u pa si një cenim për Evropën. Pika e 12-të e këtij dokumenti kishte në përmbajtje material me rëndësi edhe për Shqipërinë dhe vendet e vogla të tjera, që sipas tij, duhet të merrnin pavarësinë ose të paktën autonominë (pra ishte një pikë që mbronte të drejtat e shteteve të vogla për të formuar shtetin e tyre). Me rëndësi është të përmendim edhe një tjetër synim të kësaj pike që ka lidhje me Perandorinë Osmane. Nga Perandoria Osmane kërkohej hapja e gjireve dhe ngushticave (pas Luftës së Dardaneleve) për të gjithë, nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara (që do të ishte organizata ndërkombëtare që Wilsoni kërkonte formimin). Në pikën e 14, ai kërkonte formimin e një organizate ndërkombëtare që të mund të zgjidhte dhe njëkohësisht të parandalonte luftërat dhe konfliktet midis dy ose më shumë shteteve. Në këtë konferencë ai shprehet se dëshiron vetëm paqen dhe i jep një rëndësi të madhe formimit të kësaj organizate ndërkombëtare edhe pse pa rezultat. Pas Luftës së Parë Botërore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk do lejohej nga vendet evropiane sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që mbas Luftës së Parë Botërore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrëveshja e San Remos, do të ishte thjeshtë një modifikim i Marrëveshjes së Syces-Picot, e bërë pa dijeninë e SHBA-së duke mohuar marrëveshjen e bërë më parë të King-Crane. Me anë të kësaj marrëveshje, Francës i jepej Siria dhe Lubjana, problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Konfliktet megjithatë nuk kishin të sosur dhe situata ishte dramatike gjithashtu. Ndërkohë Rusia, që ishte tërhequr nga lufta dhe pas hipjes së bolshevikëve në fuçi, kishte hapur të gjitha marrëveshjet e fshehta të regjimit të carit. Franca kërkonte shfuqizimin e plotë të Gjermanisë, ndërsa Anglia nuk donte kurrsesi që në Evropë të formohej vetëm një shtet i fortë. Ideja e Wilsonit ishte hedhur poshtë tashmë. Perandoria Osmane gjithashtu ishte në prag të trazirave. Duke pasur dijeni të të gjithë këtij tensioni, Konferenca e Vjenës, nuk bëri asgjë tjetër, përveç se përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Evropa Më 1 shtator të vitit 1939, Gjermania e udhëhequr nga pushteti nazist me Adolf Hitlerin në krye pushton Poloninë. Kjo ishte bërë e mundur me anë të një kontrate të fshehur me Bashkimin Sovjetik. Të dyja palët morën pjesë në sulmin e 17 shtatorit. Deklarata e vonuar e Francës dhe Anglisë kundër Gjermanisë, do të shpallej vetëm më 3 shtator të po atij viti. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë në ujërat territoriale të Evropës. Në këto kushte, me anë të Sulmit Blitzz Creig (Sulm rrufe), Gjermania pushton dhe shtie në dorë shpejt Poloninë, Norvegjinë, Holandën, Belgjikën dhe Francën në 1940. Në 1941 do të merrte edhe Jugosllavinë, Greqinë si dhe Shqipërinë. Trupat italiane, në aleancë me boshtin nazist, do të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm pa aleatë me sy nga ShBA-të, megjithatë pushtimi i saj u bë i pamundur për shkak të forcave ajrore (Royal Air Force) dhe detare (Royal Navy). Duke e parë Britaninë si një armik të pashpresë dhe të dobët, Hitleri kthehet nga Bashkimi Sovjetik, me një sulm të befasishëm më 22 qershor 1941, duke prishur kështu marrëveshjen e mossulmimit që kishte bërë me të. Në fundin e vitit 1941, Gjermania kishte pushtuar një pjesë të konsiderueshme të Bashkimit Sovjetik, por hapi i tyre do të ndalej jashtë Moskës, në betejën e Stalingradit. Gjatë betejave të përgjakshme në Stalingrad, që për më tepër dukej si një luftë personale midis Hitlerit dhe Stalinit, rrethimi dhe kapja e Garnizonit të Gjashtë të trupave gjermane, e bëri Gjermaninë të mendonte se nuk do të ishte një nismë e lehtë marrja e Rusisë. Sulmi rrufe i Gjermanisë naziste, dukej sikur nuk kishte dobi në tokat e mbuluara me borë dhe të pa fundme të Rusisë. Beteja e Stalingradit u zhvillua në vitet 1942-1943 ku boshti nazist pati humbje të mëdha. Humbja tjetër në Betejën e Kursk dhe thyerja e Syrgjynosjes së Leningradit do t’i jepte luftës një pamje tjetër tashmë. Ushtria e kuqe duket e papërmbajtshme dhe tashmë nga një mbrojtje e fortë, kalon në ofensivë të përgjithshme, duke gjëmuar Wehrmacht deri në Berlin. Në Betejën e Berlinit, Ushtria e Kuqe merr lagjet e këtij qyteti një nga një, deri sa më 30 prill 1945, Hitleri kryen vetëvrasje në bunkerin ku strehohej, duke mos parë rrugë shpëtimi. Ndërkohë, Italia fashiste me Benito Mussolinin në krye kapitulloi në 1943. Tashmë ajo kishte dalë kundra ish-aleates së saj Gjermanisë që vazhdonte luftën. Trupat e aleatëve u futën në Itali dhe më pas në 1944, ata do të lironin edhe Francën. Më pas, me rënien e Gjermanisë, aleatët dhe Sovjetikët do të takoheshin në qendrën e Gjermanisë, Berlin. Kjo vetëm pas Betejës së Bulge (Battle of the Bulge) në dhjetor. Gjatë kësaj lufte, është për t’u përmendur holokausti që iu bë me miliona (6 milionë mendohet) hebrenjve. Në këtë gjenocid gjithashtu u eksterminuan edhe persona me origjinë rome. Azia Japonia pushtoi Kinën në 7 korrik 1937 dhe planet e saj ishin të shtrinte pushtetin e saj në të gjithë Azinë si lindore ashtu edhe jugore. Më 7 dhjetor 1941, Japonia do të ndërmerrte një sërë sulmesh surprizë ndaj shumë vendeve duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Pearl Harbor, Hawai, një gjë që bëri të pashmangshme futjen e ShBA-së në luftë. Për gjashtë muaj rresht, Japonia kishte korrur vetëm fitore të bujshme, Beteja në Detin Koral (Battle of the Coral Sea) do të merrte pjesë, për t’u ndjekur më pas me Betejën e Midway (Battle of Midway), ku Japonia pati humbje të mëdha, ndër këto 4 avionmbajtëse. Duke ndaluar hapin e japonezëve, ishte radha e aleatëve të hidheshin në ofensivë tashmë. Kjo ofensivë u vërtetua me Betejën e Gjirit të Milne-s (Battle of Milne Bay) dhe Beteja e Guadalcanal (Battle of Guadalcanal), territore këto të pjesës jugperëndimore të Paqësorit. Duke pasur dy fronte në këto zona, aleatët e panë të nevojshme hapjen e një fronti edhe në pjesën qendrore të Paqësorit. Aleatët korrën sukses në këto beteja ku për t’u përmendur është Beteja në detin e Filipineve (Battle of the Philippine Sea) dhe Beteja e Leyte Gulf (Battle of Leyte Gulf) në 1944. Gjithashtu pushtimi i ishujve, që ishte njëkohësisht edhe pikë kyçe për aleatët, ishin Iwo Jima dhe Okinawa në 1945. Gjatë këtyre betejave të shumta, një rol të madh luajtën edhe nëndetëset, të cilat prenë linjën e furnizimit të Japonisë me naftë dhe shumë materiale të tjera të nevojshme për luftën. Në vitet e fundit të luftës, aleatët ndërmorën një fushatë masive bombardimi mbi Japoni. Më 6 gusht 1945, ShBA hodhi më në fund bombën atomike në qytetin e Japonisë Hiroshima. Vetëm tre ditë më vonë, në 9 gusht 1945, një tjetër do të hidhej në Nagasaki, duke detyruar më në fund, perandorin Hirohito të shpallte kapitullimin më 15 gusht 1945. Lufta kishte mbaruar Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62 milionë njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve. Globi tashmë do përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë. Ushqimi i shfrytëzuar nga të dyja palët armike nuk do të ishte i mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Shumë persona që luftuan u zhgënjyen nga lufta duke humbur shpresën për një jetë më të mirë (është për t’u theksuar numri i madh i vetëvrasjeve në periudhën pas luftës e shkaktuar nga depresioni). /TV Malisheva |