Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi ka deklaruar se seanca e sotme përfundoi pa rezultat, për shkak të të iluminuarës për së mbrapshti, Vjosa Osmanit.
Sipas tij, detyrat tona ndaj qytetarëve nuk kanë përfunduar, sepse ato rrjedhin nga përgjegjësia që kanë si të zgjedhur të tyre.
“Gjithsesi se duhet të vazhdojmë angazhimin për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të rëndë. Por nga praktika e djeshme, kureshtja që shtrohet tash për hapat e mëtejmë doemos se vjen përmes disa pyetjeve kardinalë: A do na japë leje Xhelal Sfeçla për ta bërë punën tonë? A do na lejojë të mendojmë se si të dilet nga situata? A do lejojë të shprehim atë çfarë kemi për të shprehur “njeriu më i pushtetshëm i ditëve të sotme apo, në një rast më të përçudshëm, nëse Rrahman Morina i versionit 2.0, do të përformojë edhe më keq se ç’bëri dje me veprimet e tij absurde, antidemokratike, kundër kushtetuese e të paligjshme”, ka shkruar ai.
Ai ka shkruar se koha nuk pret e obligimet e tyre po ashtu, por Xhelal Sfeçla gjen kohë për të aktruar njeriun e vogël që u mbush me pushtet, i cili tash nuk njeh as derman, as kufi./ Tv Malisheva