Një person është dënuar nga Policia e Kosovës me 500 euro dhe me heqje të patentë shoferit për një vjet.
Sipas PK-së krejt kjo ka ardhur pasi që i njëjti ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar që sipas tyre ishte 50 km/h, ndërsa i dënuari ka vozitur 113 km/h.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e trembëdhjetë (113) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva