Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se këtë javë Kuvendi i Kosovës, përveç seancës së së hënës, do të mbajë edhe dy seanca tjera, një të rregullt dhe një solemne për përvjetorin e Pavarësisë. 

Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, u shpreh i shqetësuar për ikjen e të rinjve nga Kosova, me ç’rast tha se Kuvendi dhe Qeveria duhet ta kenë në fokus këtë problem, e jo vetëm çështjen e dialogut.

“U përcaktuan dy seanca shtesë, ajo e rregullt dhe ajo solemne për përvjetorin e Pavarësisë”.

“Kuvendi i Kosovës duhet që t’i ngrisë dinamikat e veta, duke e përfshirë gjendjen sociale ekonomike në vend. Kosova po zbrazet dhe Qeveria është duke u fokusuar në dialog. Për dy vjet ka vetëm fjalë”, tha ai.

Sa i përket byrosë për konfiskimin e pasurisë, Tahiri tha se kjo është vetëm një pikë politike elektorale që nuk do të ketë as një efekt.

“Ligji për byronë ka pasur probleme serioze. AAK-ja dhe çdo kush që ka pasuri të pa justifikueshme duhet që të justifikohet. VV-ja është duke e përdorur byronë, është një pikë politike elektorale që nuk do të ketë as një efekt”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.