Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të përgjigjet konkretisht ndaj pyetjeve për planin franko-gjerman.
Krasniqi pyeti nëse në këtë plan parashihet njohja e ndërsjelltë dhe nëse ka garancione që do ta njohin Kosovën pesë shtetet mosnjohëse.
Ai po ashtu kërkoi nga Kurti se nëse nuk pranohet propozimi, ndëshkimet do të jenë ndaj Kurti personalisht apo ndaj shtetit të Kosovës.
“Kryeministër sot keni qenë më i hapur se zakonisht. A e parasheh propozimi evropian njohjen e ndërsjellët. A keni garanci që 5 shtetet mosnjohëse do ta njohin Kosovën. Do të ishte mirë, ju edhe e pranuat, se nëse nuk e pranon do te këtë ndëshkime, ato ndëshkime a do të jenë për ju a po për Kosovën”, tha ai.
/TV Malisheva