Sot filluan punimet e rrugës në fshatin Tërpezë e Ulët, kjo rrugë është e gjatë 1200 metra dhe e financuar nga buxheti vetanak i Komunës së Malishevës.
Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati sëbashku me drejtorin e urbanizmit, Avdi Morina kanë parë nga afër fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Tërpezë e ulët.
Kryetari, Kastrati, ka uruar banorët e këtij fshati dhe është zotuar për ”projekte të radhës që do të investojnë në infrastrukturën rrugore dhe në fushat tjera të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunës sonë”, përfundoi Kastrati.
Ndërkaq banorët e kanë falenderuar Kryetarin Kastrati për punën dhe angazhimin maksimal të tij dhe qeverisjes që ai e drejton, për shërbimet dhe projekte të cilat po u kthehen qytetarëve me investime komunale.
/TV Malisheva