Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “është e nevojshme që Prishtina ta përmbushë obligimin e saj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të ndërmarrë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhjetë vjet më parë”.
Këto komente, kreu i shtetit serb i bëri pas një takimi që pati me zëvendës sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë.
Sipas një njoftimi për media të zyrës së Vuçiqit, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike tha se NATO-ja mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
/TV Malisheva