Më 13 shkurt 2023 policia në Skenderaj identifikon disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit me qellim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit.
Gjatë ditës së sotme, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime konkrete me ç ‘rast janë identifikuar tetë raste me disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të huaj, të moshave të ndryshme duke ushtruar veprimtari të lëmoshë- kërkimit.
Ndaj personave që janë hasë duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Ndërsa me personat shtetas të huaj me procedura të mëtejme ka vazhduar sektori për migracion në kuadër të Policisë Kufitare, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.
/TV Malisheva