Opozita në Shqipëri, përveç protestës e cila po mbahet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, kundër përjashtimit të disa deputetëve, ka vazhduar protestën edhe brenda ku po mbahet seanca.

Ishte deputeti i PD-së, Flamur Noka ka filluar t’i bie bilbilit pa u ndalur, derisa deputetët tjerë mbanin fjalën.

E ndërkohë, pas tërheqjes së vërejtjes nga kryesuesja e seancës Linda Nikolla, kjo e fundit mori vendim për përjashtimin e tij nga seanca plenare. Megjithatë, ai vazhdonte protestën e tij.

Ndërkohë, me kërkesë kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulan Balla është ndërprerë seanca e Kuvendit.

Share.