Menaxhmenti i Nissanit është bindur që kompanisë i duhet të ulë prodhimin dhe të ristrukturojë planin për muajin e ardhshëm. Sipas “Reutersit”, kompania ka vendosur të ulë edhe tragetin e shitjes për një milion vetura në vit.
Edhe para shpërndarjes së koronavirusit, shitjet dhe të hyrat e Nissanit ishin goditur, duke detyruar një plan të ri agresiv për zgjerim. Pandemia i dha një tjetër goditje. Targetet e reja s’janë finalizuar, e s’dihet a do të zyrtarizohet ndonjë pas goditjes së re.
Sipas planeve të reja të kompanisë, ajo mendon të shesë pesë milionë vetura deri në fund të vitit, që është rënie e konsiderueshme nga gjashtëmilionëshi i planifikuar fillimisht. Kohë më parë, Nissani planifikonte të shiste tetë milionë vetura në vit.
“Për shumë vjet, Nissani po mendonte shitje vjetore prej 7-8 milionë veturash. Kompania s’ka menaxhuar kurrë të shesë më shumë se pesë milionë. Kompania më nuk po e konsideron këtë dëshirë fare. Reduktimi po merret në konsideratë, dhe ajo pritet të ketë pasoja në operim për periudhën 2020-2022”, kanë thënë burime për “Reuters”./ Tv Malisheva