“Janë tri çështje – reformat, progresi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe së fundi, ajo që është e rëndësishme, është nevoja që Serbia të harmonizohet me politikën e jashtme të BE-së, pra të vendosë sanksione kundër Rusisë”, tha Bilçik.
Ai thotë se sheh njëfarë progresi kur bëhet fjalë për dialogun.
“Jemi të vetëdijshëm se këto nuk janë vendime të lehta, nuk është e lehtë të vendoset për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është e qartë se dialogu nuk ka alternativë, nuk ka kthim prapa, vetëm përpara dhe shpresoj se do të ketë guxim. E njëjta gjë vlen edhe për përafrimin me politikën e BE-së. Serbia është i vetmi vend kandidat që nuk ka rënë dakord plotësisht”, raporton Danas, përcjell TV Malisheva
“Ka hapësirë për të diskutuar sinqerisht çështje të tjera, jo vetëm marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Prandaj është e rëndësishme që të përballemi me të kaluarën përgjithmonë dhe të fillojmë të zgjidhim marrëdhëniet e vështira ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Bilçik.
/TV Malisheva