Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se para vetes kanë një sërë urgjencash dhe prioritetesh siç janë sigurimi i profesionistëve shëndetësor në fushat deficitare, zvogëlimin e listave të pritjes, kontrolli i sigurisë së barnave, mbikëqyrja e institucioneve private dhe shërbimeve që ofrojnë.

Ai tha se po këtë vit planifikojnë hapjen e konkursit të ri për specializantë, listën e re të barnave esenciale ndryshimi dhe furnizimi i institucioneve shëndetësore me barna dhe material shpenzues.

Vitia tha se gjatë këtij viti do të miratohet Ligji për shëndetësi së bashku me atë për sigurime shëndetësore dhe këto dy ligje do të jenë thelbi i reformës në sektorin e shëndetësisë.

“Jam i vetëdijshëm që ka shumë mungesa në spitalet tona dhe vëmendja është tek trajtimi bazik. Ka një kulturë pune të munguar dhe po marrim masa ti evitojmë sa më parë.Menaxhmentet e spitaleve duhet të performojnë krejt më ndryshe sesa kanë menaxhuar deri tani”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si sfidë për sektorin që udhëheqë ai e konsideroi edhe largimin e profesionistëve shënedetësor qoftë nga Kosova apo edhe në sektorin privat brenda në vend.

Ndërsa, theksoi se në këtë fillim viti furnizimi me barna dhe material shpenzues është më i qëndrueshëm krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

Sipas tij në Klinikën e Onkologjisë furnizimi ka qenë 80%, derisa theksoi se ofrimi i kimioterapisë ta zhvillojnë edhe në një spital regjional.

/TV Malisheva

Share.