Qytetarët thanë se “punët nuk po shihen që janë mirë”; “E ka shumicën, pse nuk po punon?”, pyeti njëri. E një tjetër mendon se dy vjet nuk janë të mjaftueshme për ta vlerësuar (mos)suksesin e një qeverie. “Të shohim me këto punët e mëdha a po ka sukses”.
Xhevat Aliu, qytetar nga Prishtina, shprehu frikën se “një politikë e tillë” e konfrontimit nga kryeministri Kurti me aleatët ndërkombëtarë mund ta çojë Kosovën sërish në luftë.
“Nuk ka dobi për popull nëse ndërrohen pushtetarët dhe veprimi është i njëjtë. Çka fituam nëse hajni e zëvendëson hajnin”, deklaroi ai.
“Qysh është e mundur një udhëheqje me kaq shumë universitarë me leju që para politikat me akuzu një gjendje për me përzgjedh më të keqen mes 3 a 4 të këqijave të servume. Gjithmonë na kanë kushtëzu me iu dhanë të drejta serbëve, e çka po mbetet për neve. Një politikë e tillë ka me na qu në luftë. Jam shumë i sigurt që dikur ky popull ka me u ngrit në këmbë qysh u ngritë në 97-ën, 98-ën prej dështimeve të tilla, duke iu dhënë serbëve të drejta që nuk ju takojnë dhe duke e vjedhë këtë popull”, shprehet ai.
Hasan Beselica tha se sa i përket tatimit në pronë janë ngutur dhe se duhet të analizohen përsëri.
“Natyrisht që ka zhvillim. Unë si ekonomist nuk kam vërejtje… Ndoshta për tatimin në pronë janë ngutë pak, duhet të analizohet pak ma mirë. Njerëzit nuk do të munden me pagu”.
Islam Dervishi, një qytetar tjetër i Prishtinës, thotë se punët nuk po shihen se janë mirë.
“Ishallah pshtojna, tani rahatohemi. Çka me thanë, punët nuk po shihen që janë të mira. Ky i ka gjetë krejt të renditura. Tash e ka shumicën, pse nuk po punon?”.
Hysen Dobratishi ishte i vetmi nga ata që nuk kishte asnjë vërejtje për dy vjet qeverisje nga Kurti.
“Te ai kam me pa çdo të mirë, vetëm Kurti, Kurti dhe Kurti. Edhe s’kam nevojë më fol ma tepër kurrgjë”, u shpreh ai.
Ndërsa Hysen Merovci mendon se është herët për të vlerësuar suksesin apo mosuksesin e kësaj qeverisjeje, e cila erdhi para dy vjetësh në pushtet me premtime të mëdha dhe duke fituar mbi 50 për qind në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
“Është ende herët me e vlerësu. Të shohim me këto punët e mëdha a po ka sukses”, u shpreh një qytetar.
/TV Malisheva