Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.
Trump akuzoi OBSH-në se nuk ka reaguar me kohë dhe se ka kontribuar në siç tha ai mbulimin e shpërthimit të virusit korona në Kinë.
“Realiteti është që OBSH nuk arriti të merrte, dhe të shkëmbente informacione në kohën e duhur. OBSH dështoi në detyrën e saj themelore dhe duhet të mbajë përgjegjësi”, tha mes tjerash Trump.
Sipas presidentit Trump, SHBA-ja gjatë një viti jep prej 400 deri 500 milion dollarë për OBSH-në. Ndërsa mediat e huaja raportojnë se financat vjetore të SHBA-së për OBSH-në kapin shifrën e 100 milion dollarëve./ Tv Malisheva