Më shumë se nëntë ditë pasi tërmeti i fuqishëm ka tronditur Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit po tërheqin ende njerëzit nga rrënojat.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, sot ka publikuar një video që tregon shpëtimtarët duke nxjerrë një grua 77-vjeçare nga rrënojat në qytetin e Adiyaman të martën, rreth 212 orë pas tërmetit.

Të mërkurën, një grua tjetër, e moshës 45-vjeçare, është shpëtuar pas 222 orësh në rrënoja në qytetin e Kahramanmaras, sipas televizionit shtetëror të Turqisë, TRT Haber.

Më herët, ekipet në Turqinë jugore kanë deklaruar se po dëgjonin ende zërat e të mbijetuarve të bllokuar, shkruan CNN, përcjell /TV Malisheva. 

Ndryshe, në mbi 40 mijë ka arritur numri i viktimave nga tërmeti i 6 shkurtit, në Turqi dhe Siri.

/TV Malisheva

Share.