Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka njoftuar se disa kompani nga Kosova, nga data 14 shkurt po i promovojnë produktet e tyre në panairin e ushqimeve organike “BIOFACH 2023”, që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë.

Shtandi ku po ekspozohen produktet e shtatë kompanive nga Kosova, si: bimë mjekuese aromatike, fruta mali të ngrira dhe të thata, kërpudha, dredhëza dhe produkte organike të tjera të sektorit të bujqësisë, është siguruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

‘Në këtë panair përfaqësuesit e kompanive tona po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencial me qëllim të krijimit të kontakteve të bashkëpunimit si dhe të rritjes së prodhimit dhe eksportit”, njofton Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

/TV Malisheva

Share.