Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka numëruar dështimet e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Abdixhiku e cilëson Qeverinë Kurti si mashtruese dhe prodhuese e propagandës.

Ai përmend ndërtimin e 160 çerdheve në Kosovë, duke potencuar se nuk është ndërtuar asnjë. Për ndërtimin e 4000 banesave për çifte të reja me 120 euro këst mujor, për çka thotë s’është vendosur asnjë gurthemel për to. Ngritjen e çmimeve të produkteve bazike për plot 50%. Për zotimin për sigurime shëndetësore deri në vitin 2022 dhe premtimin për përfundimin e rrugëve magjistrale nëpër Kosovë, me ç’rast vlerëson se s’ka pasur asnjë lëvizje.

 

Share.