Megjithëse u mundua ta fshihej brenda një makine tjetër, Audi u zbulua se çfarë po bënte
Kohëve të fundit, Audi ka qenë i zënë duke punuar me të gjitha kapacitetet për makinat e reja që mbushen me rrymë.
Deri më tani, ka arritur ta lansojë e-tron SUV dhe Sportback, ndërsa nëse gjithçka shkon sipas planit, deri në fund të vitit mund ta lansojë edhe e-tron GT sedan.
Por, Audi e ka edhe një mundësi për të rivalizuar me Telsa Model Y, që është modeli Q4 e-tron të cilin e kemi parë në Geneva Motor Show.
Kjo makinë është parë duke u testuar nëpër rrugët e Suedisë, Por, Audi është munduar ta fshehë nën pjesën e jashtme të një makine Volkswagen., në mënyrë që të mos vërehej.
Njohësit e makinave, e kanë vërejtur që nuk është një ID. 4 i ri, në bazë të dizajnit të shtresës së kamuflazhit që Audi e përdorë te të gjitha veturat, si dhe targat e Ingolstadt, qytet ku Audi i ka fabrikat, tregon se çfarë veture është brenda.
Si Volkswagen ID.4 ashtu edhe Audi Q4 e-tron do ta kenë të njëjtën platformë MEB, ndërsa pritet ta kenë edhe motorin njejtë me 82 kWh, si dhe utonomi prej 450 kilometrash./ Tv Malisheva