Sipas tij arsyet për këtë janë më të ndryshme, por sipas tij kryesorja është që shefi i ekzekutivit është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria.
“Mendoj që çështja kryesore këtu është se Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria”, ka thënë Abazi.
Ai ka thënë se ekzistojnë audioincizime që tregojnë “diskutimet mes Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusari-Lilës dhe Donika Mihajlit për ngufatje të zërave të deputetëve brenda parlamentit”.
“Videoincizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatomimi brenda VV-së. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken këto mostra dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë gjë”.
LEXO EDHE:
Kuvendi i Kosovës lëshon zilen për ta “penguar” konferencën e Haki Abazit
Abazi: Prokuroria duhet t’i intervistojë Kurtin e Haxhiun për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit
/TV Malisheva