KRU “Prishtina” ka dhënë disa këshilla se si të përdoret dhe kursehet uji i pijshëm në këtë kohë pandemie.
“Kontrolloni paisjet hidrosanitare herë pas here për ndonjë rrjedhje të mundshme të ujit, sidomos në ËC (guacën e tualetit) dhe rubinetin e banjos tuaj. Një rrjedhje e fshehur e ujit në tualet mund të çoj dëm prej 30-500 litra ujë. Me mundësitë që keni aktualisht, rregulloni çdo gjë që rrjedhë në banjon tuaj”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e dërguar nga KRU “Prishtina”.
Kjo është komunikata e plotë:
Të nderuar konsumatorë të KRU”Prishtina”,
Të gjithë ne tashmë e dijmë rëndësinë dhe vlerat e pamohueshme që ka uji i pijshëm për njeriun dhe natyrën.
E aq më shumë, kur tashmë jemi të mbyllur në shtëpitë tona si mënyra më ideale në përballje të drejtpërdrejt kundër virusit COVID-19.
Uji i pijshë m është themelor për jetën dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për shëndetin tonë.
Kontributi ynë karshi përdorimit të ujit duhet të jetë i fokusuar në shpenzimin racional.
Uji nuk kursehet vetëm në natyrë, ujin mund të kursejmë edhe në shtëpitë/banesat tona.
Qëllimi i thirrjes për përdorim sa më të drejtë të ujit është i orientuar në ruajtjen e burimeve ujore për periudhat që po vijnë duke e ditë që në vendin tonë ka mungesë të theksuar të reshjeve atmosferike. Akumulacionet varen nga dy faktorë: reshjet atmosferike dhe shfrytëzimi racional i ujit nga ne.
Disa këshilla se si mund të përdorim në mënyrë sa më të drejtë ujin e pijshëm brenda objekteve të banimit,
-Kontrolloni paisjet hidrosanitare herë pas here për ndonjë rrjedhje të mundshme të ujit, sidomos në ËC (guacën e tualetit) dhe rubinetin e banjos tuaj. Një rrjedhje e fshehur e ujit në tualet mund të çoj dëm pre j 30-500 litra ujë. Me mundësitë që keni aktualisht, rregulloni çdo gjë që rrjedhë në banjon tuaj.
-Gjatë larjes së duarve, fytyrës dhe dhëmbëve, gjithnjë mbylleni mirë rubinetin përgjatë procesit të pastrimit dhe kështu ju kurseni rreth 20 litra ujë në minut.
-Derisa jeni duke bërë dush dhe ndërkohë e ndalni rubinetin përgjatë pastrimit, kështu ju mund të kurseni deri në 570 litra ujë në muaj
-Shpeshherë ndodhë që rrjedhjet e ujit në guacën e tualetit të jenë krejtësisht të pa zhurmshme andaj, kontrolloni herë pas here.
-Nëse keni ujëmatës brenda banesës tuaj, kontrolloni herë pas here për ndonjë rrjedhje të mundshme por assesi të manipuloni me të.
-Kur përdorni makinën e larjes( lavatriçen) mbusheni kazanin në kapacitetin e tij të plotë.
-Kur pastroni me ujë pemët e perimet, mos lejoni që uji të rrjedhë vazhdimisht mbi to.
Pastro duart vazhdimisht me ujë, mbaje higjien n personale por kujdes në përdorimin e ujit të pijshëm!/ Tv Malisheva