Grupi i Grave Deputete ka reaguar ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari.
Në reagim mes tjerash thuhet se ne si grup i deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t’i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë.
“Grupi i Grave Deputete reagon ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari. Ne si grup i Deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. Kemi realizuar edhe një projekt që flet për gjuhën online. Ndërkohë që e kritikojmë gjuhën e qytetarëve, si deputete ballafaqohemi edhe me fyerje seksiste prej kolegëve tanë deputetë. E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t’i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë. Dhe gjuha e tillë e ka këtë efekt. Andaj përsërisim edhe një herë se gjuha joparlamentare është e papranueshme për çdo hapësirë të Kuvendit, e madje çdo hapësirë publike”, thuhet në reagimin e Grupit të Grave Deputete.