Zyrtarët e Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, përkatësisht të Qendrës Operative në nivel vendi, sot e kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë njoftuar me Qendrën Operative Emergjente Lokale, e ngritur për shkak të pandemisë COVID-19, ku janë njoftuar me organizmin dhe funksionimin e kësaj qendre. Delegacioni i Qendrës Operative, përbëhej nga Ismet Krasniqi-zyrtar në AME, si dhe një zyrtar policor edhe një zyrtar i FSK-së.
Fillimisht, zyrtarët nga Qendra Operative, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka njoftuar me aktivizimin e Qendrës Operative Emergjente Lokale në Malishevë, si dhe me situatën e përgjithshme dhe menaxhimin e situatës me COVID-19, në Malishevë.
Ndërsa për organizimin e Qendrës Operative Emergjente në Malishevë, zyrtarët e lartë nga niveli qendror i ka njoftuar shefi i kësaj qendre, Halit Mazreku. Mazreku i ka njoftuar në hollësi për të gjithë organizimin dhe punën që është kryer Qendra Operative Emergjente Lokale në Komunën e Malishevës./ Tv Malisheva