Themeluesi i “Amazon” ka parë një rritje të pasurisë me 6.3 miliardë dollarë në vetëm një ditë, pas rritjes së kërkesave për blerje në internet, gjë e cila ka rritur çmimin e aksioneve të kompanisë.
Jeff Bezos tashmë ka një pasuri prej 138 milionë dollarësh, sipas indeksit të miliarderëve te Bloomberg, duke ruajtur pozicionin e tij si njeriu më i pasur në botë.
Amazon ka përfituar nga rritje a blerjeve në internet nga njerëz të detyruara të qëndrojnë në shtëpi gjatë shpërthimit të Covid-19.
Bezos zotëron një pjesë të 11% të aksioneve të Amazon dhe aksionet e firmës u rritën me 5.3%.
Kompania njoftoi të martën se synon të punësojë rreth 80,000 punëtorë të tjerë për të ndihmuar në përmbushjen e kërkesës së shkaktuar nga mbyllja e dyqaneve fizike si pjesë e një pandemie koronavirus.
Amazon punësoi 100,000 punëtorë amerikanë në mars, dhe tani njofton se planifikon të punësojë edhe 75,000 të tjerë./ Tv Malisheva