Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se formimi i një Asociacionit njëetnik në Kosovë mund të dërgojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nëse faktori ndërkombëtarë insiston në formimin e Asociacionit vetëm për serbët në Kosovë, atëherë një e drejtë e tillë duhet të iu jepet të gjitha pakicave në rajon.

“Nuk është veç pakica serbe në Kosovë, por në gjithë shtetet e Ballkanit ka pakica etnike. Prandaj duhet një plan unik me standarde unike per gjithë pakicat. tu jepet asociacion. Nëse faktori ndërkombëtar insiston për asociacion me kompetenca ekzekutive për pakicën serbe, atëherë duhet tu jepet pet gjithë pakicave në Ballkan, ndërsa shqiptarëve në Maqedoni u takon statusi federal, sepse që janë gjysma e popullatës atje”, ka shkruar ajo.

Tahiri ka bërë me dije se në kohen kur ka drejtuar negociata e ka përdorur këtë argument.

“Pas këtij argumentimi tim me Berlinin dhe Washingtonin në kohën kur isha Kryenegociatore në dialogun e Brukselit, u ndalën presionet e faktori ndërkombëtar për kompetenca ekzekutive për asociacionin, gjë që rezultoi në marrëveshjen pa kompetenca kzekutive për asocionin në vitit 2015”, ka shkruar Tahiri.

/TV Malisheva 

Share.