Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Zvezdë të Korçës ku babai 75-vjeçar, Shefki Bylybashi vrau djalin e tij Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç.

Ai pranoi dje autorësinë e vrasjes së djalit e tij në polici, ku ka deklaruar që nuk kishte për qëllim të vriste të birin por kohët e fundit i kishte humbur durimi për shkak se ai shkonte vazhdimisht i dehur në shtëpi.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”.

Kjo ngjarje i ka habitur edhe vetë banorët e zonës, të cilët shprehen që nuk janë në dijeni të konflikteve babë e bir.

Fillimisht kjo ngjarje u raportua se ishte aksidentale dhe se 50-vjeçari ishte rrëzuar nga banesa pasi ishte në gjendje të dehur, por më pas u zbulua se ai u vra nga i ati, pasi ky i fundit e goditi atë disa herë me çekiç në kokë. /TV Malisheva

Share.