Një person është i gjetur i vdekur mbrëmë në fshatin Reçan të Prizrenit.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Dëshmitari mashkull sh.k ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete. Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet. /TV Malisheva

Share.