Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me deklaratën për ikjen e të rinjve, raporton TV Malisheva.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Albini ka harruar se një nga ata që është kthyer e ka ikur sërish për në Amerikë është ish ministri Latifi, teksa ka shtuar se arsyet pse njerëzit po ikin nga Kosova janë veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave të tij.
Haxhiu ka shtuar se çdo ditë ka vetëm mashtrime nga Albini.
Postimi i tij i plotë:
I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.
Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë.
Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm.
Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini.